Prishtinë, Korrik 2025 — Kompania lidere në ndërtimtari TehnoBurimi ka filluar me fazën përfundimtare të vendosjes së shtyllave prej betoni në një nga nyjet më të rëndësishme infrastrukturore në kryeqytet, shkruan PrishtinaPress.
Ky projekt është pjesë e ndërtimit të rrethrrotullimit strategjik që do të lidhë tri rrugë nacionale kryesore: N9 Prishtinë–Pejë, N2 Prishtinë–Mitrovicë dhe aksin Prishtinë–Ferizaj.
Në zonën ku po zhvillohet projekti tashmë janë vendosur shumica e shtyllave mbajtëse, të cilat përbëjnë bazën për ndërtimin e mbikalimit dhe urës që pritet të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin në hyrje-dalje të qytetit të Prishtinës. Kompania TehnoBurimi, e cila njihet për projektet e mëdha dhe cilësinë e lartë të punimeve, ka angazhuar makineri moderne dhe ekspertë të fushës për të garantuar përfundimin e suksesshëm të projektit.
Ky investim përfaqëson një ndërhyrje të rëndësishme në infrastrukturën rrugore, me ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e lëvizshmërisë ndërurbane, shkurtimin e kohës së udhëtimit dhe rritjen e sigurisë rrugore për mijëra qytetarë që përdorin këto akse çdo ditë.
Projekti është drejt finalizimit dhe pritet të jetë plotësisht funksional në muajt e ardhshëm, duke përmbushur një nevojë të kahmotshme për një zgjidhje moderne në qarkullimin e ngarkuar në këtë zonë strategjike të Prishtinës./PrishtinaPress/
Më poshtë gjeni fotot nga vendpunishtja që dokumentojnë progresin e punimeve dhe përkushtimin e kompanisë TehnoBurimi për ta çuar këtë projekt në një përmbyllje të suksesshme:










